Zyrtar i IT-së

Rreth nesh:

Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e
specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe
MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave, shërbimin e pagesave
nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.


Rreth pozitës:

Kërkojmë një koleg/e të përkushtuar, profesionist/e dhe të motivuar për punë që t’i bashkohet ekipit
tonë në departamentin e Teknologjisë Informative në pozitën e Zyrtarit.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

▪ Mirëmban infrastrukturën e Teknologjisë Informative dhe pajisjeve kompjuterike;
▪ Instalon, përditëson dhe mirëmban aplikacionet apo sistemet e TI- së;
▪ Instalon, përditëson, dhe mirëmban serverët e nevojshëm për funksionimin optimal të rrjetit
kompjuterik (PDC, FileServer, PrintServer, Active Directory etj.);
▪ Kujdeset për instalimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të software-it;
▪ Siguron funksionimin optimal të aplikacioneve që lidhen me transferimin e shpejtë të parave
dhe shërbimet e pagesave;
▪ Ofron mbështetje teknike lidhur me transferimin dhe pagesat e shpejta të parave;

Kërkesat dhe kualifikimet kryesore

▪ Diplomë universitare në fushën e IT-së apo fushat relevante;
▪ Së paku dy vite përvojë pune në fushën relevante, e preferuar përvoja në institucione
financiare;
▪ Njohuri në teknologjinë VoIP;
▪ Eksperiencë dhe aftësi në SQL;
▪ Trajnime në fushën e teknologjisë informative;
▪ Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze;

Lokacioni: Prishtinë

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në [email protected]. Luteni që
te vendosni titullin e pozitës në të cilën aplikoni, p.sh. “Zyrtar i IT-së”.


Afati i fundit për aplikim: 23.05.2023

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Për informata shtesë mund të n’a kontaktoni në email-in [email protected]