Sugjerime dhe Ankesa
Në Moneta besojmë se një nga komponentët kyç të suksesit tonë është ofrimi i një shërbimi të jashtëzakonshëm ndaj klientëve tanë. Sugjerimet tuaja janë thelbësore për çdo aspekt të operacioneve tona dhe janë një faktor i rëndësishëm që ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme me ju.
Për të siguruar që produktet dhe shërbimet tona të përmbushin pritshmëritë tuaja, ju ftojmë të na dërgoni sugjerimet apo ankesat tuaja përmes kanaleve të mëposhtme. Për një përgjigje më të shpejtë dhe efektive, ju lutemi siguroni që të përfshini të gjithë informacionin e nevojshëm me detaje të sakta dhe të plota.
Informacionet që duhet të përmbajë një ankesë?
1. Emri dhe mbiemri juaj;
2. Një numër kontakti, e-mail ose adresë për korespondencë;
3. Përshkrimin e ankesës me detaje sa më të sakta dhe të plota si dhe pritshmëritë tuaja nga kjo ankesë;
Koha që nevojitet për të marrë përgjigje?
Ankesat do të trajtohen menjëherë nga Departamenti i Kontrollit të Kualitetit. Çdo ankesë do të vlerësohet dhe vendimi mbi ankesën t’iu komunikohet në afatin maksimal brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i saj.
Moneta, në pajtueshmëri me Ligjin nr 06 / L-082 njofton se telefonatat e kryera nga departamenti i Kontrollit të Kualitetit në përgjigje të ankesave të raportuara do të regjistrohen.
Procesimi i ankesës?
Informacioni i raportuar do të dërgohet për t’u shqyrtuar tek Departamenti i Kontrollit të Kualitetit, për trajtimin dhe menaxhimin e ankesave.
Me raportimin e ankesës ose sugjerimit, klienti pranon se të gjitha informacionet e dhëna janë të sakta dhe të vërteta në përputhje me njohuritë e tij/saj. Po ashtu, klienti pranon që informacioni i raportuar mund të ndahet me struktura të tjera brenda Moneta Sh.P.K ose me institucione të tjera sipas kuadrit ligjor në fuqi, në mënyrë që të përpilohet dhe verifikohet ankesa/sugjerimi në mënyrë efektive.
Në rast nevoje, klienti mund të kontaktohet për informacion dhe dokumente shtesë gjatë periudhës 15-ditore të shqyrtimit të ankesës.
Moneta Sh.P.K. gjithmonë do të respektojë konfidencialitetin dhe nuk do të keqpërdorë informacionet personale të klientëve.
Moneta Sh.p.k. ju siguron se ankesa juaj do të trajtohet me prioritet dhe përgjegjshmëri. Për më tepër, ju informojmë se keni të drejtë të ndiqni ankesën tuaj edhe pranë institucioneve të tjera sipas dispozitave ligjore.