Moneta është kompani e specializuar në shërbime financiare dhe ka personel me përvojë shumëvjeçare në këtë profesion.

Historia dhe Profili i Kompanisë

Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare.
E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave, shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve, anembanë Kosovës.
Moneta është ndërtuar në politika dhe procedura efektive dhe operon me një personel profesional.
Bordi i drejtorëve dhe ekipi udhëheqës përbëhet nga një personel i përkushtuar dhe profesionist dhe kjo ështe ajo që e dallon Moneta-n në ofrimin e shërbimit më kualitativ me përkushtim të lartë ndaj klientëve tanë.
Moneta gjithashtu operon në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi.
Sot, Moneta MoneyGram shërben me miliona njerëz anembanë botës.

Sherbimi i transfereve

Moneta MoneyGram ofron shërbimin e transferimit të parave për klientët dhe bizneset nga e gjithë bota. Shërbimet tona kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit të dërgojnë dhe pranojnë para kudo në botë, në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe me tarifa shumë të ulëta.

Shërbimi i Pagesave

Përmes pikave të agjentëve të Kompanisë mund të realizohen të gjitha llojet e pagesave siç janë: pagesat e rrymës elektrike, ujit, pagesat për shërbimet  komunale, për universitet, tarifat e  ndryshme të ministrive, sigurime, dënime trafiku, internetit, telekomit, administratës tatimore e shumë të tjera.

 

Për më shumë informacione ju lutem na kontaktoni:

(038/044/045/048/049) 602 102

Ose në web faqen tonë: www.monetaks.com

Prishtinë, Republika e Kosovës