Mashtrimi i klientit
Keni kujdes se kujt i besoni, e sidomos kur është puna tek paratë. Sigurohuni mirë para se t’i dërgoni para dikujt që të mos jeni pre e mashtrimeve.
Njihni dhe mbani në mend 5 skemat më të shpeshta të mashtrimit:
* Mashtrimet nga blerja nëpërmjet internetit: Klienti paguan për diçka që e ka blerë në internet e cila duket si një “marrveshje shumë e mirë”. Mendo: shumica e faqeve të internetit ofrojnë metoda të ndryshme të pagesave të cilat ju ofrojnë mbrojtje më të lartë për shitësin se sa transferi i parave.
*Mashtrimet e Fitimit të Lotarisë/Basteve: Klienti pranon një email ose telefonat duke u njoftuar se ka fituar një llotari ose bast dhe se tani klienti fitues duhet të ju dërgoi para për të paguar tarifat për procesim, sigurim, doganim, etj.
*Mashtrimi nga personi familjar në nevojë: Klientit i kërkohet që të dërgojnë me urgjencë para tek një person i cili prezantohet si i afërm apo mik, i cili ka nevojë urgjente për mjete financiare që të paguaj tikete udhëtimi, garanci-kredi, kujdes mjekësorë, etj.
Lidhjet romantike: Klienti mendon se ka takuar dikë në internet ose kontaktohet nga dikush dhe bindet se ata janë në një lidhje romantike. Mashtruesit do të kërkojnë që ti dërgohen para në mënyrë që ata të mund ta vizitojnë edhe të barten të jetojnë sëbashku.
Mashtrimet tjera: Klientit i kërkohet të dërgoi para për arsye të ndryshme duke përfshirë ndihmë në lidhje me fatkeqësi të ndryshme, blerje të veturave, hua të rreme, shpallje në gazeta ose blerësit sekret.
Përfshiju. Pyet!
Ju mund ta parandaloni një skemë mashtrimi duke pyetur klientin në lidhje me transferin tuaj. Qëllimi është që të bëheni komunikativ mirëpo jo kundërshtues.
*Si e njihni personin të cilit jeni duke i dërguar para?
*Ku apo si jeni takuar me të?
*A i keni dërguar ndonjëherë para të njëjtit person apo në të njëjtin vend?
Bëni kujdes nga dokumentet false ose mashtruese!
*Kontrollo fotografinë në dokumente dhe krahaso me personin që e posedon atë.
*Kontrollo datën e lindjes në dokument dhe krahaso me moshën e personit që e posedon atë.
*Kontrollo datën e lëshimit dhe të skadimit të dokumentit.
Sigurohu që në dokument nuk ka ndonjë shenjë që mund të ju njoftojë që dokumenti është i manipuluar, fotografi që nuk përshtatet ose material i dobët.
Nëse vëreni ndonjë transfer që mund të jetë mashtrim ju keni të drejtën të mos e procesoni atë.
Menjëherë raportoni në MoneyGram.